SpaceX prezantoi shërbimin e internetit satelitor Starlink, specifik për aviacionin, derisa kompania e Elon Musk kërkon të zgjerohet më tej në tregun WiFi gjatë fluturimit.
Kompania do t’i tarifojë me 150 mijë dollarë për pajisjen e nevojshme që duhet lidhur një avion me Starlink, derisa kostoja mujore e shërbimit do të jetë midis 12,500 dollarë në muaj dhe 25,000 dollarë në muaj, transmeton Telegrafi.
Shërbimi i internetit për klientët e aviacionit planifikohet të fillojnë “në mesin e vitit 2023”, tha kompania, dhe rezervimet kërkojnë një pagesë fillestare prej 5,000 dollarësh.
SpaceX reklamon “mbulim global” përmes një antene me panel të sheshtë që klientët do ta instalonin në majë të një avioni. SpaceX tha se po kërkon certifikata të Administratës Federale të Aviacionit për një shumëllojshmëri avionësh, shumica e të cilëve zakonisht janë në pronësi dhe operohen si avionë privatë
Sa i përket cilësisë së shërbimit, SpaceX thotë se klientët e aviacionit Starlink mund të presin shpejtësi deri në 350 megabit për sekondë, “duke iu mundësuar të gjithë pasagjerëve të aksesojnë internetin me aftësi transmetimi në të njëjtën kohë”.
“Pasagjerët mund të përfshihen në aktivitete që më parë nuk ishin funksionale gjatë fluturimit, duke përfshirë video thirrjet, lojërat në internet, rrjetet private virtuale dhe aktivitete të tjera me shpejtësi të lartë të të dhënave”, tha SpaceX në faqen e saj të internetit Starlink. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe