LAJMI I FUNDIT:

Pas nokautimit të Helenius, pesë kundërshtarët e mundshëm të Wilderit në shansin për titull

Pas nokautimit të Helenius, pesë kundërshtarët e mundshëm të Wilderit në shansin për titull

Deontay Wilder njoftoi rikthimin e tij në kategorinë e peshave të rënda, pasi nokautoi brutalisht Robert Helenius.

Një dorë e djathtë në raundin e parë e la Helenius të pavetëdijshëm dhe jashtë për numërimin, me Bronze Bomber që u rikthye përsëri në rrugët e fitores.


Amerikani ka treguar se i kanë mbetur vetëm tre vite të tjera në karrierë dhe nuk planifikon t’i humbasë ato.

Boksieri 36 vjeç e gjen veten në një pozicion për të sfiduar edhe një herë titullin e peshave të rënda ose kundër yjeve më të mëdhenj të divizionit.

Pra, këtu, SunSport përmbledh emrat që mund të jenë kundërshtarët e tij të ardhshëm:

Deontay Wilder knocks out Robert Helenius in the first round

Oleksandr Usyk

Ukrainasi e fitoi Wilderin për një meç, pas lajmit se Tyson Fury ishte në bisedime për të luftuar Anthony Joshuan.

Madje ai pretendoi se do të prishte festën e kthimit të Wilder, por mjerisht Usyk, nuk ka pranuar deri më tani duelin.

Oleksandr Usyk called out Deontay Wilder

Andy Ruiz Jr

Nokauti i Wilder ndaj Helenius ishte një ndeshje eliminatore për titullin WBC, diçka që Ruiz fitoi në shtator kundër Luis Ortiz.

Dyshja e yjeve të “Premier Boxing Champions” tashmë do të takohen në një eliminatore finale, ku fituesi është i detyrueshëm do të takohet me Furyn.

Të dy janë nën ombrellën me manjatin misterioz Al Haymon, duke e bërë një marrëveshje më të lehtë për t’u negociuar se çdo gjë tjetër në këtë nivel.

Wilder dhe Ruiz kanë dhënë bekimin e tyre në të kaluarën, duke e bërë këtë luftën më logjike dhe më të mundshme vitin e ardhshëm.

Andy Ruiz Jr and Deontay Wilder are in line to fight

Anthony Joshua

Wilder tha se një luftë me rivalin e vjetër Joshuan do të ishte më e madhja në botë, përpara një dueli midis Fury dhe Usyk.

Por problemi, siç ka qenë gjithmonë historikisht, është që lidhjet rivale promovuese dhe televizive të pengohen.

Edhe pse koha po kalon që yjet e peshave të rënda të rregullojnë përfundimisht rezultatin e tyre dhe koha mund të jetë tani.

Si promovusi i AJ-të, Eddie Hearn, ashtu edhe menaxherja e Wilder, Shelly Finkel, kanë lënë më parë derën e hapur për negociata.

Anthony Joshua is linked with a super-fight against Deontay Wilder

Joe Joyce

Joyce është kampioni aktual “i përkohshëm” i WBO dhe në linjë për të sfiduar për rripin e Usyk.

Por, ai përballet me një pritje për të marrë shansin e tij me shpresat për një ndeshje të padiskutueshme për titullin vitin e ardhshëm.

Ka lënë shumë pikëpyetje nëse Joyce mund të mbizotërojë ndaj duarve të rënda të famshme të Wilder.

Dhe promotori i Joyce ka një marrëdhënie të mirë me ekipin e Wilder, që daton që nga seria trilogjike me Furyn.

Joe Joyce pictured with Deontay Wilder in Las Vegas

Dillian Whyte

Whyte nuk iu dha kurrë një shans për titullin WBC të Wilder, duke shkaktuar fërkime mes dyshes.

Dhe me të dy në rrugën e rikthimit, mund të bëjnë një luftë intriguese me dyshen që gjenden në një udhëkryq në karrierën e tyre.

Whyte nuk është i lidhur me një promoves apo rrjet të tillë, që do të thotë se ai është i lirë të negociojë me Wilder.

Por, Bomberi i Bronztë mund të ndiejë se ka një kundërshtarë të ashpër përballë vetës. /Telegrafi/

Dillian Whyte is on the comeback trail after losing to Tyson Fury

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori