Këshilla për burrat në telashe: Si të silleni me një grua të zemëruar?
Bëhu i mençur!
Disa heshtin dhe nuk kanë nevojë të flasin me partnerin e tyre, duke preferuar heshtjen për të mos thënë diçka që nuk duhet thënë.
Asnjë burrë nuk dëshiron të shohë anën e zemëruar të gruas së tij. Zemërimi është i dëmshëm për lidhjen nëse me të nuk trajtohet si duhet. Andaj, nëse keni gruan të zemëruar në shtëpi, çarmatoseni me durim dhe gjithsesi mësoni se si të silleni si duhet në një situatë të tillë.
Gratë mund të zemërohen për shumë arsye, ndërsa burrat më së shpeshti nuk e dinë fare përse janë të pakënaqura, transmeton Telegrafi.
E para, kini parasysh që nuk do të jetë përgjithmonë e zemëruar dhe mbase që të nesërmen do të qeshni për të, varësisht se përse bëhej fjalë.
Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes se çfarë ka mundur ta nxjerrë nga takti gruan tuaj ose çfarë është ajo që çdoherë e zemëron. Bëhu i kujdesshëm dhe tregoni që e doni. Burri i cili nuk e kupton se si të sillet me gruan e tij të zemëruar do të mund ta humbë.
Asnjë grua normale nuk do të zemërohet pa ndonjë arsye. Ato gjithashtu preferojnë të qeshin dhe të shijojnë shoqërinë e partnerit të tyre.
Kur bëhet fjalë për faktin se ajo është e zemëruar për diçka, përmbahuni nga dhënia e këshillave ose detyrimi i bisedës nëse ajo nuk është në humor. Është më mirë të flisni kur pasionet të jenë qetësuar.
Megjithatë, shumë meshkuj e bëjnë këtë gabim. Ata përpiqen me të gjitha forcat të zbulojnë arsyen e inatit ndërsa gruaja ende ‘vlon’ dhe kërkojnë që të qetësohet, duke e përkeqësuar kështu situatën.
Jo të gjitha femrat janë të njëjta kur janë të zemëruara
E gjitha varet nga temperamenti i tyre. Disa heshtin dhe nuk kanë nevojë të flasin me partnerin, preferojnë të heshtin për të mos thënë diçka të gabuar ose thjesht nuk duan të flasin derisa të qetësohen. Të tjerët gjëmojnë dhe nuk ndalojnë së foluri.
Ka edhe nga ato që kur janë të inatosura i bëjnë punët e përditshme sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, sjellja, lëvizjet dhe disponimi i tyre tregojnë se janë shumë të zemëruara. Prandaj, është e rëndësishme që një burrë të vëzhgojë gruan e tij dhe të dijë se si sillet kur ajo është e zemëruar – kjo ndihmon në marrjen e vendimit të duhur se si të sillet.
Ndonjëherë ata janë të zemëruar për shkak të dikujt apo diçkaje tjetër, jo për shkak të partnerit të tyre, por ai është më i afërti me të, ndaj dhemb më shumë. Prandaj tregohuni të durueshëm kur shihni se partnerja juaj është e inatosur dhe bisedoni me të kur ajo të qetësohet dhe sigurisht mos e detyroni bisedën derisa ajo të ‘ftohet’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSeksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit