LAJMI I FUNDIT:

Mila Kunis zbulon sekretin e martesës së lumtur me Ashton Kutcher: Ai humb çdo argument

Mila Kunis zbulon sekretin e martesës së lumtur me Ashton Kutcher: Ai humb çdo argument

Mila Kunis zbuloi disa gjëra mbi dinamikën e martesës së saj me Ashton Kutcher të martën (4 tetor), ndërsa diskutoi edhe emërimin e saj në listën e 100 njerëzve me ndikim të “Time 2022”.

Aktorja 39-vjeçare gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden zbuloi se i kërkoi Ashtonit të hynte në Twitter për të kuptuar pse njerëzit po flisnin për të dhe vetëm aty e  mësoi se ajo kishte hyrë në listën e revistës prestigjioze.


“Ishte e çuditshme sepse nuk e dija që po ndodhte. Nuk e kisha idenë sepse nuk kam rrjete sociale. …Isha si fëmijë, i thash Ashton ‘a mund të shkosh të shikosh në Twitter dhe të shikosh se për çfarë po flasin njerëzit’. Ai e shikoi çfarë po ndodhet dhe unë thash ‘Unë ia arrita, më shiko mua jam e mrekullueshme’.

Mila, e cila ka lindur në Ukrainë dhe u largua nga vendi kur ishte shtatë vjeç, u fut në listën e personave më me ndikim pasi ishte e dobishme në mbledhjen e më shumë se 34 milionë dollarëve për ndihmë humanitare për Ukrainën së bashku me Ashton.

James më pas tregoi një postim nga Ashton në të cilin ai shkroi: ‘E dashur revistë Time, unë tashmë humbas çdo debat që kam me gruan time. Ju thjesht duhej ta bënit këtë apo jo?’.

“Është e vërtetë që ai humbet çdo argument dhe ai thotë, ‘më mirë të jem i lumtur se të kem të drejtë”, shtoi Mila.

Aktorja foli gjithashtu për filmin e saj të ri “Luckiest Woman Alive” edhe për angazhimin si producente.

“Më pëlqen të prodhoj sepse jam në shtëpi dhe mund të jem me fëmijët e mi, por do të them që duke qenë aktor për 30 vjet mendon se gjërat ndodhin thjesht në mënyrë magjike”, tha tutje ajo.

“Luckiest Girl Alive” u publikua në kinema të zgjedhura më 30 shtator dhe do të jetë në dispozicion për transmetim në Netflix të premten (7 tetor). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori