Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot në konferencën për media bëri të ditur se pas pezullimit të grevës në arsim deri në janar të vitit 2023, mësimi do të nisë të hënën, më 3 tetor.
Ai tha se viti shkollor do të jetë shumë i suksesshëm dhe se nuk do të ketë dështim për shkak të kësaj periudhe që është humbur mësimi.
“Mësimi fillon të hënën, viti shkollor nuk do të dështoj, besoj që ky vit do të jetë dhe më shumë i suksesshëm”, tha ai.
Tutje Kushaj u shpreh se do të kthehen në proces mësimor pa kushtëzime.
“Na kanë propozuar që të kthehemi në mësim edhe me kushtëzime, por ne kemi pranuar që të kthehemi në mësim pa kushtëzime”, tha ai.
I pyetur se a ka mundësi që ndonjë shkollë të mos nis mësimin të hënën, ai tha se të drejtë greve ka çdo individ, por bazuar në përvojën e mëparshme respektohet vendimi i SBASHK-ut.
Ndryshe, greva në arsim kishte nisur më 25 gusht kjo pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) dhe Qeveria nuk arritën të bëjnë marrëveshje mes tyre.
Kërkesat e SBASHK-ut janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për pagat.
Më poshtë mund t’i lexoni kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
Përcaktimi i Pagës Minimale
Miratimi i Ligjit për Paga
Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore
Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje