Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket grevave të përgjithshme për të cilat ende nuk është arritur ndonjë kompromis në mes të Qeverisë dhe SBAShK-ut, ka thënë se Qeveria ka përgjegjësi të kujdeset për mirëqenien ekonomike të qytetarëve, pasi situata e krizës ekonomike ua ka rënduar jetën të gjithëve.
“Nuk besoj se ka sindikatë që me theks e promovon grevën, por kur injorohen kërkesat e sindikatës duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat”, ka deklaruar Gashi.
Gashi ka thënë se po injorohen kërkesat e sindikalistëve duke thënë se Qeveria ka përgjegjësi të menaxhojë situatat kur ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës.
Ndërsa për deklaratat e kryeministrit për sindikalistët, se “janë pjesë e PAN-it”, Gashi ka thënë se misioni i tyre është të përfaqësojë punëtorët e jo parti të caktuara.
“Të njëjtit kur kemi qenë në greva atëherë na kanë përkrahur, kurse tash na quajnë sindikalistë të PAN-it”, tha ai për RTV Dukagjini.
Po ashtu, ai ka thënë se tendenca për ti dhënë sindikatës epitete politike është e papranueshme.
Sipas tij, greva e sindikalistëve ka ardhur si nevojë ose mjet i fundit pas injorimit të kërkesave.
Ndërsa një propozim për të ardhur deri te një zgjidhje konkrete për dalje nga greva e ka dhënë ekonomisti, Naim Huruglica.
Huruglica ka thënë se sindikalistët po e bëjnë një gabim, kur po flasin për një shumë nominale.
“Në vendet ku ka inflacion, ata është dashur të kërkojnë indeksim të pagës në bazë të inflacionit, sepse në rrethana të tilla kur ka inflacion praktikohet indeksimi”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, kërkesat e sindikalistëve për paga, ai i ka cilësuar si të gabueshme.
“Unë i shoh kërkesat e sindikatave, është krijuar një pritje e gabueshme nga SBAShK-u, sepse të kërkosh dyfish të pagës, është sikurse në familje të kërkosh 300 euro për shpenzim kur e ke pagën 200 euro”, ka vijuar Huruglica.
Ai ka thënë se qeveria e ka trashëguar një strukturë të tillë të buxhetit dhe në këtë kohë inflacioni edhe të tjerët pastaj mund të organizojnë greva dhe të rrisin kërkesat sikurse sindikalistët.
Ndërsa për ligjin e pagave ka thënë se do të ketë vështirësi të mëdha të financohet, teksa ka shtuar se ky projektligj ka disa elemente të paqarta.
“Projektligji për pagat, elemente të paqarta, neni 9 i cili thotë se koeficienti i pagës do të përcaktohet çdo vit prej buxhetit që është në atë vit”.
Po ashtu ka thënë se brenda atij ligji ka shërbyes të cilët nuk do e kenë rritjen e pagës sikurse të tjerët.
Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria po gjendet në një situatë të paparashikuar për shkak të periudhës me pandemi dhe tashmë me luftën Rusi-Ukrainë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje