LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Rahovec, Latifi: Ende nuk dihet vlera e dëmeve – së bashku me ekipin e FSK-së po punojmë në hapjen e rrugëve

Vërshimet në Rahovec, Latifi: Ende nuk dihet vlera e dëmeve –  së bashku me ekipin e FSK-së po punojmë në hapjen e rrugëve

Reshjet e shumta të shiut që ranë nga të shtunën në vendin tonë, kanë shkaktuar vërshime në komunën e Rahovecit. Shumë rrugë e shtëpi në disa fshatra të kësaj komune u përmbytën nga rrjedha e madhe e ujit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk dihet saktë vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ai ka bërë të ditur se së bashku me ekipin e FSK-së janë duke vlerësuar situatën për të hyrë në disa zona për të larguar pengesat që kanë shkaktuar bllokim të rrugëve.


Pamje nga vërshimet në Rahovec më 17.09.2022

“Ne kemi një ekip të FSK-së dhe po e vlerësojmë situatën për të ndërhyrë për tejkalimin e disa pengesave që kanë shkaktuar bllokim të rrugëve. Do të ndërhyjmë me makineri të rëndë re Ura Belaja afër Krushës së Madhe dhe në Babovc aty ku potenciali i prurjeve nga reshjet e shiut ka qenë i madh”, tha Latifi.

Ai shtoi se në komunën e tij nuk ka familje që janë evakuuar si pasojë e vërshimeve, por shtoi se ka shumë familje që janë dëmtuar.

“Nuk kemi familje të evakuuar por kemi familje që janë dëmtuar nga vërshimet. Vlerën e dëmeve nuk e dimë ende saktë. Nesër Komisioni për vlerësimin e dëmeve do të dal në teren dhe do të bëjë vlerësimin e tyre” shtoi Latifi.

I pari i Rahovecit tha se do të formohen katër komisione për secilën fushë të cilat do të regjistrojnë dëmet e mëdha si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike, në mënyrë që raporti i vlerësimeve të jetë sa më i shpejtë dhe pastaj të kërkojnë nga Qeveria mbështetje.

Pamje nga vërshimet në Rahovec më 17.09.2022

Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës ka dje lidhur me situatën pas reshjeve të shumta të shiut, duke thënë se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues.

Në komunikatën për media thuhej se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse po vizitojnë komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

Në njoftim më tej thuhet se niveli qendror është në gjendje gatishmërie që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellë Ministrisë e njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. AME është duke e përcjellë gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komuna”, kishte njoftuar Qeveria.

Përveq Rahovecit, nga vërshimet janë prekur edhe disa fshatra e lagje në qytetin e Gjakovës. Më e rënduar ka qenë gjendja në lagjet “Shote Galica”, “ Yllka Domi”, “Dergut Vokshi”, “Permet Vula” dhe disa lagje tjera në qytetin e Gjakovës. /Telegrafi/

Pamje nga vërshimet në Rahovec më 17.09.2022

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori