LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike në vend, Qalaj: Cak i tyre është zbulimi i sekreteve shtetërore

Janë bërë disa ditë që ka sulme kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës, mediave si dhe bizneseve të ndryshme, e kjo ka bërë që shteti të marr masa të menjëhershme duke miratuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, i cili pritet të shkoj në Kuvend të Kosovës.

Deputeti Rashit Qalaj, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka thënë se jo vetëm Kosova por edhe vendet e tjera në rajon i janë ekspozuar një sulmi të tillë.


Qalaj tha se këto sulme janë të menduara mirë si dhe të organizuara nga “element”, të cilët siç tha ai dëshirojnë që Kosovës mos të ekzistojë.

“Mendoj që këto sulme janë të menduara mirë dhe janë të organizuara nga elemente të cilët realisht dëshirojnë që Kosova mos të ekzistojë fare”, tha ai.

Tutje Qalaj theksoi se ky është sulm ndaj shtetit të e Kosovës, pasi sipas tij lufta kryesore bëhet në posedim të informacionit dhe të dhënave shtetërore.

“Për mua është direkt sulm në shtetin e Kosovës, për shkak se sot lufta kryesore bëhet në posedim të informacionit dhe të dhënave shtetërore. Mendoj që cak i këtyre sulmeve që kanë goditur Kosovën dhe Shqipërinë janë sekretet shtetërore dhe informatat që kanë”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së theksoi se Kosova duhet të themelojë sa më shpejt që është e mundur kapacitetet sidomos ato njerëzore në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur dhe sa më e mbrojtur nga sulmet e tilla kibernetike.

Ndërkaq, edhe dy deputetët nga LDK, Anton Quni, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës si dhe Bekë Berisha nga AAK, njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri për Telegrafin, thanë se sulmet kibernetike janë shqetësim i të gjitha kombeve e shteteve, si dhe janë të influencuara nga Rusia, edhe përmes Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori