LAJMI I FUNDIT:

Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet lart në top listat ndërkombëtare

Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet lart në top listat ndërkombëtare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar të premten bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m good”.


Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të globit.

Në një postim që artistja me origjinë shqiptare e ka rishpërndarë me ndjekësit në InstaStory, tregohet se si vetëm brenda ditës interesimi për të dëgjuar këngën ka qenë enorm.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Aktualisht, “I’m good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha është kënga e dytë më e dëgjuar në iTunes në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe e dyta njashtu në Kanada.

Me video atraktive në TikTok, Bebe Rexha promovon këngën e saj të re që lansohet të premten
Lexo po ashtu Me video atraktive në TikTok, Bebe Rexha promovon këngën e saj të re që lansohet të premten

Njëherësh, bashkëpunimi mes dyshes së famshme është gjithashtu kënga e tretë më e dëgjuar e momentit në Irlandë dhe Holandë, e katërta në Finlandë dhe e pesta në iTunes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ky bashkëpunim i publikua pasi ditë më parë këngëtarja e hiteve botërore publikoi një demo të këngës në TikTok, ku thoshte se ajo dhe David e kishin realizuar për shaka këtë demo shumë vite më parë.

@beberexha@davidguetta and i remixed this song years ago and we never released it. I have no idea how it made it to tik tok but i love it! Cheers! Xoxoxo♬ original sound – SweeetTails

Por më pas kërkesa e fansave për ta realizuar versionin e plotë ishte e madhe dhe dy artistët e famshëm vendosën që t’ua plotësojnë këtë dëshirë fansave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori