LAJMI I FUNDIT:

Mësohet se sa miliona do t’i paguajë Milani, UEFA-s për shkelje të rregullit financiar

Mësohet se sa miliona do t’i paguajë Milani, UEFA-s për shkelje të rregullit financiar

Milani është duke u përballur me hetime nga UEFA për shkelje të rregullit financiar.

UEFA po përgatitet të shpallë sanksione në muajin e ardhshëm për dhjetë klube që kanë shkelur rregullat e FFP (Fair Play Finace) deri në sezonin 2020-21, duke përfshirë Barcelonën, Paris Saint-Germain, Juventusin, Interin, Milanin dhe Romën, raporton The Times.


Kuptohet që analizat fillestare kanë vënë në dukje shqetësimet për edicionin 2021-22 për 20 klube, megjithëse llogaritë përfundimtare për këto klube duhet të depozitohen ende në UEFA dhe pamja e tyre financiare mund të ndryshojë.

Gjigantët e La Ligës, Serie A dhe Ligës Premier po hetohen nga UEFA - priten sanksione të ashpra
Lexo po ashtu Gjigantët e La Ligës, Serie A dhe Ligës Premier po hetohen nga UEFA - priten sanksione të ashpra

Rregullat e UEFA-s lejojnë vetëm 30 milionë euro humbje gjatë tre viteve, por humbjet e lidhura me COVID-19 dhe shpenzimet “të shëndetshme” për gjëra të tilla si futbolli i femrave dhe akademisë dhe zhvlerësimi mund të shlyhen kundër kësaj. Rregullat e Ligës Premier janë më të buta, duke lejuar humbje trevjeçare prej 110 milionë euro.

Andaj, sipas asaj që raporton La Repubblica, Rossonerët do të detyrohen t’i paguajnë shtëpisë së futbolli evropian dy milionë euro.

Ky sezon do të jetë i fundit sipas rregullave ekzistuese të FFP. Nga viti 2023, UEFA po sjell një sistem të ri, me klube të kufizuara në një përqindje shpenzimi të të ardhurave të tyre në një vit kalendarik për pagat e lojtarëve, transferimet dhe tarifat e agjentëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori