LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid shpërfytyron Juventusin në miqësore – Alvaro Morata nuk pati ndjenja për Zonjën e Vjetër

Atletico Madrid shpërfytyron Juventusin në miqësore – Alvaro Morata nuk pati ndjenja për Zonjën e Vjetër

Juventus nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serie A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maximilliano Allegri u mposhtën 4-0 nga Atletico Madridi, në miqësoren e luajtur në Torino.

Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish-lojtar i Zonjës së Vjetër, Alvaro Morata që realizoi brenda 10 minutash, me Szczesnyn që është i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.


Los Colchoneros humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Joao Felix. Gjithsesi, brenda pak minutash, do ishte sërish spanjolli që do tundte rrjetën e gjigantit italian.

Me italianët e humbur në fushë, Atletico do çonte shifrat në 3-0 dhe atë e bënë në minutën 63-të. Thomas Lemar do preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon atë dhe e fut në rrjetë për het-trik.

Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Matheus Cunhan që i dha Juventusit goditjen e fundit në minutën e 90+2.

Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori