LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar nga rënia e vinçit në Gjilan

Tre të lënduar nga rënia e vinçit në Gjilan

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në qytetin e Gjilanit pasi një vinç ka rënë sot mbi veturën me të cilën po udhëtonin, si pasojë e erërave të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë mbrëmjen e sotme gjithsej katër qytetarë kanë pësuar lëndime dhe se ka pasur dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të lig.


Fatmirësisht, Hashani thotë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani për KP, derisa ka shtuar se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë në Gjilan.

Ai ka bërë të ditur se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, dhe se për momentin gjendja është stabile.

“Vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori