LAJMI I FUNDIT:

Shkolla fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese, do të rrënohet

Shkolla fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese, do të rrënohet

Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksasit, ku sulmuesi i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësuese, do të rrënohet, ka bërë të ditur kryetari i qytetit Don McLaughlin.

“Kam biseduar me këtë edhe me mbikëqyrësin e punimeve dhe shkolla do të rrënohet. Kurrë nuk mund të kërkoni nga nxënësit apo mësuesit të rikthehen në atë shkollë”, shtoi McLaughlin, transmeton Telegrafi.


Ai ka theksuar këtë në fjalimin e tij plotë emocion me qytetarët, që kërkuan përgjigje lidhur me masakrën që kishte ndodhur në atë shkollë.

Shumë prej tyre janë të pakënaqur me reagimin e policisë, që po i akuzojnë se kanë pritur më shumë se një orë para se të tentonin ta ndalnin sulmuesin.

Kryetari i qytetit nuk ka treguar terminin e saktë se kur do të rrënohet shkolla, në të cilën ndjekin mësimet rreth 600 nxënës të klasave të treta dhe të katërta.

E presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu ka theksuar nevojën që shkolla të rrënohet, e muajin e kaluar e konfirmoi edhe senatori Roland Gutierrez.

Kjo nuk është hera e parë që në SHBA rrënohen shkollat pas të shtënave masive ndodhën. Sandy Hook, shkolla fillore ku u vranë 20 nxënës dhe gjashtë mësimdhënës në vitin 2012, gjithashtu ishte rrënuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori