LAJMI I FUNDIT:

Dybala refuzon Arsenalin dhe Newcastlen për Interin, bisedimet për Asllanin vazhdojnë

Dybala refuzon Arsenalin dhe Newcastlen për Interin, bisedimet për Asllanin vazhdojnë

Paulo Dybala raportohet se ka refuzuar ofertat nga Newcastle United dhe Arsenal dhe agjenti i tij do të takohet me Interin deri në fund të javës, ndërsa Nerazzurrët janë në bisedime për të nënshkruar me shqiptarin Kristjan Asllani nga Empoli.

Dybala është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin dhe Nerazzurrët janë gati të bëjnë ofertën e parë në një takim që do të zhvillohet në fund të javës.


Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Dybala, Antun mund të takohet me drejtorët e Interit sot ose nesër dhe, ndërkohë, argjentinasi ka refuzuar ofertat nga Neëcastle, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.

Interi do t’i ofrojë Dybalës gjashtë milionë euro në vit plus bonuse për të arritur në shtatë milionë euro, po aq sa fitoi në Juventus. Të dy palët mund të finalizojnë një marrëveshje përpara se Alexis Sanchez të largohet nga Nerazzurrët.

Nerazurrët janë gjithashtu në bisedime me Empolin për të nënshkruar me mesfushorin 20-vjeçar shqiptar Asllani, i cili bëri përshtypje në sezonin e tij debutues në Serie A në sezonin 2021/22.

Sipas Il Corriere dello Sport, gjigantët e Serie A mund të ofrojnë sulmuesin Martin Satriano si pjesë të marrëveshjes. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi është një admirues i 21-vjeçarit dhe Interi është i hapur ta dërgojë atë te Empoli në formë huazimi nëse nuk marrin një ofertë me para për të.

Interi e huazoi Andrea Pinamontin te Empoli sezonin e kaluar dhe italiani pati sezonin më të mirë në karrierën e tij deri më tani, duke shënuar 13 gola në 36 ndeshje të Serisë A.

Megjithatë, të dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për çmimin e Asllanit, duke qenë se Empoli e vlerëson atë në 16 milionë euro, ndërsa Interi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 12 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori