LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi flet për ndeshjen me Greqinë, nuk pranon të flas për të ardhmen: E rëndësishme tani vetëm Kosova

Vedat Muriqi flet për ndeshjen me Greqinë, nuk pranon të flas për të ardhmen: E rëndësishme tani vetëm Kosova

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muqiri ka thënë në konferencë për shtyp se Greqia është një kundërshtar i fortë, një kundërshtarë që Kosova e njeh mjaft mirë.

Kosova luan ndaj Greqisë nesër (e diel) në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Sulmuesi u pyet edhe për të ardhmen e tij, ku deklaroi se nuk dëshiron të flasë, pasi rëndësi për të kanë ndeshjet e Kosovës.

Gjiganti i sulmit u ndal te tri pikët ndaj Qipros, duke kaluar pastaj te ndeshja me Greqinë.

“Jemi në prag të një ndeshje të rëndësishme për kombëtaren tonë, kemi marrë tre pikë nga Qipro, edhe pse çaluam në pjesën e parë rëndësi ka fitorja. Tani kemi Greqinë përpara, e njohim kundërshtarin dhe kemi punuar shumë dhe shpresojmë të marrim maksimumin”.

“E Ardhmja? Tani jam i fokusuar te ndeshjet e kombëtares, kam dhe tre ndeshje për të mbyllur. Jam pak i lodhur pasi kam luftuar për mbijetesë në La Liga, për momentin nuk po mendoj për të ardhmen por të jap maksimumin te këto ndeshje, kam kontratë me një klub, do kthehem atje dhe pastaj do shoh”, deklaroi Muriqi i cili ka kontratë me Lazion.

Greqinë e llogaritë si kundërshtarë të fortë, ndërsa Muriqi shton se fitorja ka më shumë rëndësi se sa kush shënon gola.

“Greqia është kundërshtar shumë i fortë, i dimë pikat tona të forta. Nuk do i bëjmë gabimet që bëmë në pjesën e parë me Qipron, sa i përket golave nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja. Megjithatë edhe nëse shënoj dhe fitojmë do jem shumë i lumtur”, deklaroi sulmuesi shtatlartë.

Muriqi është shpallur ‘Lojtari i muajit’ në La Liga, gjë që e bën pa dyshim shumë të lumtur.

“E di se jam ndër ambasadorët e shtetit atje, kur pash që jam shpallur lojtar i muajit jam ndjerë shumë i lumtur jo vetëm në aspektin personal, por edhe për flamurin. Pasi i dimë problemet që kemi pasur me Spanjën. Të shpallesh lojtari i muajit në një nga katër ligat më të forta në botë më bën krenar”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori