LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Serbisë për gazin, Biserko: Pyetja është se çfarë është kërkuar në këmbim nga Rusia

Marrëveshja e Serbisë për gazin, Biserko: Pyetja është se çfarë është kërkuar në këmbim nga Rusia

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se marrëveshja e Serbisë për gazin mund të jetë i volitshëm por se duhet parë se çfarë ka kërkuar Rusia në këmbim të kësaj.

Sipas Biserkos, kjo pritet të diskutohet pas ardhjes së shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Beograd, më 7 qershor.

“Sigurisht ky mund të një lajm i mirë për qytetarët e Serbisë, por pyetja është se çfarë është kërkuar në këmbim nga Rusia. Ndoshta kjo do të diskutohet kur Lavrov të vijë në Beograd”, ka thënë Biserko.


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me homologun rus Vladimir Putin.

Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus. Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës, i njohur si NIS.

Vuçiq pretendon se dëshiron ta dërgojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian, por kohët e fundit ka “çimentuar” lidhjet me Rusinë.

Nën sundimin autokratik 10-vjeçar të Vuçiqit dhe propagandën e pamëshirshme pro-Kremlinit, Beogradi ka rrëshqitur gradualisht drejt rreshtimit me Moskën. Në këtë kontekst, sondazhet sugjerojnë se një shumicë në vend do të preferonte të bashkohej me një lloj bashkimi me Moskën sesa me BE-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Evropa
Kalo në kategori