LAJMI I FUNDIT:

Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për nder të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Siç njoftohet, Osmani dhe Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.


Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dyja anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.

Në darkë presidentja Osmani pati rastin të takohet dhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorët Bob Menendez e Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Osmani qëndroi në Uashington me ftesë të organizatorëve të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori