Terminali i gazit në Greqi, Gërxhaliu: Kosova nuk e ka komoditetin për politikë refuzuese
Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur për qëndrimin e Kosovës karshi projektit amerikan dhe evropian të gazit, i cili ka filluar të ndërtohet në Greqi.
Gërxhaliu ka theksuar se vendi nuk e ka komoditetin që të gjenerojë politikë refuzuese, qoftë në aspektin politik, gjeostrategjik, gjeoekonomik dhe në atë energjetik.
“Besoj se është një momentum i ri sepse bota më nuk është ajo që ka qenë më parë falë pandemisë dhe luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Vet fakti që Evropa është orientuar në një projekt të tillë dhe në këtë edhe pse Serbia është aleate e Rusisë dhe merr pjesë në ceremoni të hapjes, është një sinjal se Kosova duhet të kuptojë të vërtetën se nuk është bota dhe se të gjithë duhet të sillen rreth Kosovës”.
“Është koha kur duhet të promovohet partneritet, dialog dhe në këtë drejtim besoj se është një moment të analizohet, në këtë mënyrë besoj se nuk po i bëhet nder Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu, për Klan Kosova.
Në Aleksandropolis të Greqisë, sot është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG).
Brukseli zyrtar thotë se ndërtimi i këtij terminali do të ndihmojë Bashkimin Evropian të zvogëlojë varësinë e tij nga gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur.
Projekti do të sigurojë burime dhe rrugë të reja për furnizimin me gaz natyror dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera në rajonin e Evropës Juglindore, tha Këshilli Evropian.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ai i Bullgarisë Kiril Petkov dhe shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaqevski, por edhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por në përurimin e një projekti të tillë, që njihet si i sponsorisuar nga SHBA-ja, nuk ishin përfaqësues nga Kosova.
Për këtë ka pasur reagime nga opozita në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit