LAJMI I FUNDIT:

Laurent Marmullaku do ta përfaqësojë Kosovën

Laurent Marmullaku do ta përfaqësojë Kosovën
(Foto: ffk-kosova.com)

Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist i talentuar që ka pranuar të luajë për Kosovën – thuhet në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë.

Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me skuadrën U-19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur.


(Foto: ffk-kosova.com)

Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij.

Gjatë ditës së sotme (e martë) mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane. Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme.

Ndërkaq, vet futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin e Kosovës.