Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, ndërsa sipas partisë më të madhe opozitare, ekzekutivi s’ka vizion dhe ide si t’iu dal në ndihmë qytetarëve.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë për KosovaPress se do të insistojnë edhe përmes Kuvendit të miratohet Projektligji që mundëson tërheqjen e TRUST-it.
“Unë e shoh më shumë si ‘vitra’ të kryeministrit Kurti, shkon në harmonizim me mungesën e vizionit. Ne kemi propozuar, kur po shohim se qeveria s’ka ide si me dal nga kjo situatë, atëherë kemi propozuar që qytetarët tanë t’iu mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit në një shumë të caktuar. Mendoj se për këtë situatë, të dalim nga kriza, ka qenë ide e mirë dhe duhet të përkrahet edhe nga mazhoranca”, deklaron Beqa.
Deputeti opozitar kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të zbatojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore që vendosi të pezullojë tarifat e reja të energjisë dhe të kompensohen qytetarët për tarifat që kanë paguar nga data 9 shkurt me çmim më të lartë.
“Është fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, PDK e ka kryer punën e vet. Ne këtë kauzë e kemi ngritur shumë herët, kryetari Krasniqi ka paralajmëruar në muajt e parë të vjeshtës që qeveria të merr një mobilizim për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe kemi pa se këta nuk kanë ditur të menaxhojnë këtë situatë. Përveç kësaj ka edhe keqpërdorim të menaxhimit të energjisë, andaj kemi kërkuar një komision hetimor që do të ndodh shpejt. Sa i përket tarifave, kërkoj nga ZRRE-ja të respektojë këtë vendim dhe t’iu kthejë mjetet qytetarëve atë çka ju takojnë”, thotë ai.
Beqa u shpreh kritik edhe për politikën e jashtme të Qeverisë së Kosovës.
“Me keqardhje e them se nuk kemi politikë të jashtme. Edhe sot nuk ka qeveria një agjendë për politikë të jashtme. Kemi pa që edhe ministrja Gërvalla gjatë debatit i merrte si suksese thirrjet telefonike që i kanë pasur. Kemi pa se askush si ka prit, ende s’kanë pasur niveleve të larta në ShBA, kemi pa disa takime bilaterale rajonale. Më shumë e kanë mbushur atë raportimin e punës së Ministrisë së Jashtme me takimet që i kanë bërë mes veti, se me ndonjë sukses që i kanë sjellë Kosovës. Në këta 12 muaj nuk kemi pa asnjë njohje dhe asnjë aplikim dhe tentim për aplikim në organizata ndërkombëtare”, shton ai.
Ndërkohë parashtron disa pyetje për kryeministrin Kurti sa i përket dialogut me Serbinë.
“Kemi pa se të gjitha kauzat që i ka pasur zotëri Kurti si lider i opozitës kanë qenë të rrejshme. Ne e kishim pyet Kurtin nga këtu, si deputet, ku mbetën raportimet para se të shkojë në Bruksel, ku mbeti ajo që thoshte se ‘nuk bisedoj me serbët e Beogradit, por të Kosovës’, ‘nuk bisedoj me Serbinë pa i kërkuar falje dhe pa u gjetur të pagjeturit’. Mendoj se kjo nuk dëshiron koment dhe qytetarët e kanë parë se këto zotëri Kurti i ka pasur për fushatë dhe jo agjendë konkrete”, përfundon ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite