LAJMI I FUNDIT:

Kamçev nuk i kërkon kthimin e parave nga Kiçeci, ka tërhequr padinë

Kamçev nuk i kërkon kthimin e parave nga Kiçeci, ka tërhequr padinë

Sot në seancën civile në të cilën biznesmeni Orce Kamçev kërkon kthimin e parave të marra në rastin “Haraçi” ka tërhequr padinë kundër të dyshuarit të tretë Zoran Mileski-Kiçec.

Gjyqtari Andrej Dimovski në seancën e sotme konstatoi se Kiçec nuk është pjesë e të akuzuarve të cilët duhet të paguajnë dëmshpërblim prej mbi 92 milionë denarë.

Kamçev paraprakisht ka kërkuar një milion euro t’i paguajnë Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Mileski-Kiçeec si dhe shteti.


Kamçev në seancën e parë përmes avokatit ka thënë se nuk do të kërkojë kthimin e një pjese të milionit, përcjell “Makfax”.