LAJMI I FUNDIT:

Operacioni i Florenzit rezulton i suksesshëm – procedura dhe kohëzgjatja e mungesës

Operacioni i Florenzit rezulton i suksesshëm – procedura dhe kohëzgjatja e mungesës
(Foto: Instagram/florenzi)

Milani ka konfirmuar se Alessandro Florenzi do ta fillojë procesin e rehabilitimit pas ndërhyrjes së suksesshme artroskopike në gjurin e tij të majtë.

Futbollisti italian e lëndoi meniskun gjatë ndeshjes së të hënës ndaj Bolognas dhe u detyrua të operohej.


“Milani mund të konfirmojë se Alessandro Florenzi i është nënshtruar sot (e mërkurë) operacionit artroskopik në gjurin e majtë të kryer nga Dr Piero Paolo Mariani”.

“Meniskektomia, e kryer në prezencë të mjekut të klubit të Milanit, Lucio Genesio, ishte e suksesshme. Alessandro do ta fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin e Milanit.


Artroskopia është një procedurë për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të nyjave. Kirurgu fut një tub të ngushtë të bashkangjitur në një videokamerë me fibër optike përmes një prerjeje të vogël. Pamja brenda nyjës transmetohet në një monitor me pamje të qartë.

Kjo procedurë e lejon kirurgun të shohë brenda nyjës pa bërë një prerje të madhe. Kirurgët madje mund të riparojnë disa lloje të dëmtimeve përmes artroskopisë, me instrumente kirurgjikale të holla të futura përmes prerjeve të vogla shtesë.

(Foto: VeryWell/ScienceDirect)

Meniskektomia është një lloj operacioni që përdoret për të trajtuar meniskun e dëmtuar – mund të jetë totale (i referohet heqjes kirurgjikale të të gjithë meniskut) dhe e pjesshme (duke hequr vetëm pjesën e dëmtuar).


Gjasat që 31-vjeçari të luajë këtë sezon janë shumë të vogla, ashtu që trajneri Stefano Pioli ka pak opsione në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Florenzi u huazua te Milani gjatë verës nga Roma dhe pritet të shihet nëse Rossonerët do të vendosin ta bëjnë afatgjatë qëndrimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori