Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sot ka marrë vendim për anulimin e importit të shpezëve të gjalla nga Shqipëria, pas paraqitjes së gripit të shpezëve në vendin fqinj.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht nuk ka raste të tilla të raportuara, por se një rast i tillë ka qenë në muajin shkurt të këtij viti.
“ Sot me datën 21.03.2022 është bere ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve te gjalla(shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje. Në Kosovë kjo sëmundje ka qen prezentë nga muaji maj i vitit 2021 kur edhe i kemi rastet e para të konfirmuara në ekonomitë familjare apo ndryshe qe njihen si pula të oborreve. Pastaj nga muaji shtator i kemi rastet të shpërthimit të sëmundjes ne fermat komerciale por edhe në këtë vite rast i fundit ka qenë në muajin shkurt të këtij viti. Gjatë gjithë kohës shtabi i reagimit i formuar nga AUV ka qenë aktiv dhe jemi duke e menaxhuar situatën”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes.
Ditë më parë në Shqipëri, përkatësisht në Durrës ishte raportuar edhe për një sëmundje tjetër e cila kishte shkaktuar ngordhjen e 200 shpendëve. Pas analizave të kryera, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë kishte bërë të ditur se bëhet fjalë për sëmundjen e Laringotrakeitit infektiv në shpendë.
Lidhur me këtë lloj sëmundje, zëdhënësi i AUV-it, ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i kësaj sëmundje te shpezëve.
Ai ka thënë se sëmundja e Laringotraheitit është sëmundje virusale e shpezëve e cila nuk e rendon shëndetin e njerëzve nuk është zoonoze dhe për ketë sëmundje fermerët aplikojnë vaksinim të rregullt si masë preventive.
“Deri me tani në Kosovë nuk është evidentuar as një rast i kësaj sëmundje te shpezëve. Sëmundja Gripi i Shpezëve tipi H5N8 mund të afektoj njerëzit por me patogjenitet të ulët dhe njeriu mund të preket në kontaktin direkt me shpezët ( nëse ekspozohet shume këtij virusi ) por infeksioni kalon me shenja te lehta te gripit te zakonshëm. Kurse sëmundja Laringotraheitit të shpezëve nuk i prek njerëzit vetëm shpezët”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe AUV ka bërë të ditur se ka shtuar kontrollin veterinarë kufitar dhe se është ngritur në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur