Nga: Pier Paolo Pasolini (pjesë nga një intervistë me Massimo Finin, “L’Europeo”, 26 dhjetor 1974)
Përktheu: Aurel Plasari
Unë besoj, besoj thellësisht, se fashizmi i vërtetë është ai që sociologët e kanë quajtur tepër mirësisht “shoqëri e konsumit”. Një përcaktim që duket i padëmshëm, thjesht dëftues.
Por jo.
Po ta vrojtosh me vëmendje realitetin dhe, sidomos, po të dish të lexosh përreth në objektet, në peizazhin, në urbanistikën dhe, sidomos, në njerëzit, sheh se rezultatet e kësaj shoqërie të shkujdesur konsumi janë rezultatet e një diktature, të një fashizmi të vërtetë e të mirëfilltë.
Në filmin e Naldinit i kemi parë të rinjtë e mobilizuar, në uniformë … Mirëpo, me një ndryshim. Atëherë, të rinjtë, një të hequr uniformën dhe një të marrë rrugën për në fshatrat e tyre, bëheshin përsëri italianë si njëqind, si pesëdhjetë vjet më parë, si para fashizmit.
Fashizmi, ç’është e vërteta, i kishte bërë kllounë, shërbëtorë, ndoshta pjesërisht edhe të bindur, por nuk i kishte prekur me tërë mend, në thellësi të shpirtit të tyre, në mënyrën e tyre të të qenit.
Ky fashizëm i ri, kjo shoqëri e konsumit, përkundrazi, i ka transformuar të rinjtë thellësisht, i ka prekur përbrenda vetes, u ka dhënë të tjera ndjenja, të tjera mënyra të menduari, të jetuari, të tjera modele kulturore. Nuk bëhet fjalë më, si në kohën musoliniane, për një çrregullim sipërfaqësor, skenografik, por për një çrregullim real, që ka vjedhur dhe ndryshuar shpirtin e tyre.
Kjo do të thotë, në fund të fundit, se ky “qytetërim konsumi” është qytetërim diktatorial. Shkurt fjala, nëse fjala fashizëm do të thotë prepotencë e pushtetit, “shoqëria e konsumit” e ka vënë tanimë në jetë fashizmin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTalibanët na shënjuan, na rrahën, na përzunë: Kështu e mbajmë gazetën tonë afgane në mërgim
Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Jeta në komunizmin shqiptar
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Për bijën dhe për mbesën: Kërkoje të mirën te njerëzit
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës