LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik krahason agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviqit në Kosovë

Kryeministri britanik krahason agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviqit në Kosovë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një fjalim drejtuar vendit, ka folur rreth sulmit rus në Ukrainë.

Johnson ka krahasuar agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviqit në Kosovë në vitet 1998/99.


“Ajo çka po bën Putini është e njëjtë me atë që ka bërë Slobodan Milosheviqi në Kosovë, i njëjti agresion, dhe mos harroni se Milosheviqi ka vdekur derisa po gjykohej”, ka thënë Johnsoni.

Sa i përket sanksioneve tha se synon ta përjashtojë Rusinë nga tregjet financiare të Britanisë.

Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të të gjitha bankave kryesore ruse, përfshirë bankën e dytë më të madhe ruse VTB”, tha ai.

Britania gjithashtu do t’ua ndalojë kompanive ruse dhe qeverisë ruse të ngrenë fonde në tregjet britanike, po ashtu do të bllokojë eksportet drejt Rusisë të një game të gjerë produktesh të teknologjisë së lartë, dhe do të ndalojë uljen e avionëve të kompanisë ruse Aeroflot në aeroportet britanike.

Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit nisi sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë më 24 shkurt tha se sanksionet përfshijnë banka ruse të cilat do të hiqen nga sistemi financiar amerikan.

“Kjo nënkupton që çdo aset që ato kanë në SHBA, do të ngrihen”, tha ai.

Biden po ashtu tha se sanksionet e reja përfshijnë edhe eksportet, oligarkët dhe sektorin e teknologjisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori