LAJMI I FUNDIT:

Giroud: E kam admiruar Ibran, por ai nuk e di – shokët ma kanë dhuruar fanellën e tij, ndoshta ia jap të ma nënshkruajë

Giroud: E kam admiruar Ibran, por ai nuk e di – shokët ma kanë dhuruar fanellën e tij, ndoshta ia jap të ma nënshkruajë
(Foto: Twitter/AC Milan/Getty)

Olivier Giroud ka thënë se objektivi primar i Milanit është të fitojë titullin e Serie A këtë sezon. Këtë deklaratë, ai e ka bërë para Derby della Madonnina kundër Interit që zhvillohet këtë fundjavë.

Në një intervistë për StarCasinoSport, francezi ka thënë se nuk ka dyshim që Rossonerët besojnë në Scudetto e sidomos nëse e fitojnë derbin lokal të Milanos.

35-vjeçari pritet të startojë kundër Nerazzurrëve, duke qenë se Zlatan Ibrahimovic nuk është plotësisht i rikuperuar për shkak të problemeve me tetivën e Akilit.


(Foto: SempreMilan)

Dy sulmuesit shpesh i kanë ndërruar vendet, mirëpo asnjëherë nuk janë shfrytëzuar bashkë në një ndeshje, derisa Giroud ka folur për admirimin që ka ndaj veteranit të sulmit.

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull - vendi i parë ka diferencë të thellë
Lexo po ashtu Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull - vendi i parë ka diferencë të thellë

“I kam admiruar Andriy Shevchenkon dhe Ibrahimovicin, por akoma nuk ia kam thënë këtë Zlatanit… Ai ka qenë një top lojtar që në moshën 20 vjeçare, shokët e mi ma kanë bërë dhuratë fanellën e tij. Ndoshta do t’ia kërkoj të ma nënshkruajë…”, është shprehur kampioni i botës me Francën. /Telegrafi/