Analistët në Prishtinë thanë se vizita e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë një shtysë procesit të ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, tha për Zërin e Amerikës se vendosja e kuadrit për një dialog të ngjeshur pas zgjedhjeve në Serbi, që mbahen në fillim të muajit prill, është në qendër përpjekjeve të dy zyrtarëve të lartë.
“E më konkretisht përpjekje po bëhen për çështjen e energjetikës për veriun, Asociacionin (e komunave me shumicë serbe), targat dhe elemente tjera, që eventualisht, do të ndihmonin për një klimë të re të dialogut. Kjo krejt është e përkufizuar për një përpjekje për dy vjet deri dy vjet e gjysmë, kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shumë përpjekje për t’i bindur Serbinë dhe Kosovën për të bërë një marrëveshje. Duket, së paku nga ky këndvështrim, si një përpjekje finale, në një farë forme një përpjekje e fundit në këtë nivel, në nivel të lartë politik për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje”, tha ai.
Analisti Ilir Ibrahimi tha se vizita në rajon synon t’u jap një frymë të re bisedimeve të ngecura.
“Zoti Escobar e kishte dhënë një intervistë para se të vinte këtu, ku thoshte se status-quoja nuk ishte e qëndrueshme dhe është në dëm të Kosovës, pra Kosova po zbrazet, sepse të rinjtë nuk po shohin perspektivë dhe dialogu do të hapte një perspektivë të re për Kosovën dhe kjo është një nga prioritetet e administratës amerikane. Pra, nëse do ta përmblidhnim me një fjali se cili ishte mesazhi kryesor, mesazhi kryesor ishte se duhet angazhim serioz dhe urgjent në dialog”, tha ai.
Analistët thonë se vizita e përbashkët synon po ashtu të përçojë mesazhin e një përpjekje shumë më të madhe trans-atlantike drejt përmbylljes së procesit të bisedimeve.
Rashiti thotë se kërkesat për një marrëveshje ndërmjet dy shteteve përfshijnë edhe thirrjet për kompromise, por jo të tilla që do të ishin të papranueshme për Kosovën dhe të cilat e cenojnë funksionalitetin e saj.
“Por, duhet të kemi një marrëveshje që i ka nënshkrimet e bartësve të Republikës së Kosovës dhe bartësve të Republikës së Serbisë, një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila pastaj në të drejtën ndërkombëtare funksionon mjaftueshëm për të marrë njohjen e vendeve tjera, në veçanti të vendeve të BE-së dhe NATO-s dhe kjo është përpjekja e madhe amerikane. Nuk po bëhet përpjekje për të zgjidhur problemet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sepse po i shohim telashet tani edhe më të reja edhe më të mëdha ndërkombëtare, por po bën përpjekje që në kontekstin euro-atlantik të zgjidhen barrierat për Kosovën, për ta çuar atë së pari drejt NATO-s pastaj drejt BE-së”, tha Rashiti.
Ibrahimi thotë se sfidë paraqet e kaluara e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nëpër vite, gjatë kohës sa ishte në opozitë, ka kundërshtuar marrëveshjet. Ai thotë se kryeministri Kurti duhet të ndërtojë një diskurs të ri për t’u bërë një partner konstruktiv në bisedime
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në qasjen apo qëndrimin qoftë të administratës amerikane qoftë të Brukselit sa i përket Asociacionit. Është një marrëveshje që është nënshkruar në vitin 2015, e cila duhet t’i përmbahet Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë në përputhje me çdo ligj që kemi ne këtu, ndërkohë që zoti Kurti këtë e ka bërë një lloj gogoli për të mbledhur vota, për ta frikësuar popullatën dhe tani e ka të vështirë ta bindë këtë popullatë, të cilën e ka bindë se është një gjë shumë e keqe, që nuk qenka aq e keqe”, tha zoti Ibrahimi.
Escobar dhe Lajçak u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e deritashme, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por pa dëmtuar tërësinë dhe funksionalitetin e Kosovës. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme