LAJMI I FUNDIT:

Oriol Romeu thurë elozhe për Armando Brojën

Oriol Romeu thurë elozhe për Armando Brojën

Ylli i Southamptonit, Oriol Romeu, i ka ofruar këshilla bashkëlojtarit të ri shqiptar, Armando Broja, në lidhje me kalimin e tij si huazim nga Chelsea.

Romeu ka përvojën e tij, duke kaluar dy vjet nga stazhi i tij katër vjeçar me Chelsean në formë huazimi në klube të tjera.


Broja aktualisht është te Saints deri në fund të sezonit dhe i riu ka lulëzuar në Ligën Premier këtë sezon, duke shënuar pesë gola.

Chelsea mendon të shesë përfundimisht Armando Brojën
Lexo po ashtu Chelsea mendon të shesë përfundimisht Armando Brojën

Bashkëlojtari i tij spanjoll ka shfrytëzuar përvojën e tij për t’i dhënë disa këshilla të vlefshme sulmuesit shqiptar.

“Mendoj se Armando ka bërë shumë mirë që ka ardhur në një klub të ri, për një sezon ose dy maksimum, kam menduar se ishte gjithmonë e vështirë kur duhej ta bëja”, ka thënë fillimisht Romeu për Daily Echo.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Armando po bën shumë mirë. Duhet të performosh mjaft mirë për të qenë titullar siç po bën Armando”.

“Ai është një kërcënim për ne tani, ai është një lojtar që ne kemi nevojë”.

Southamptoni ka gati ofertën rekord të klubit për transferimin e Armando Brojës
Lexo po ashtu Southamptoni ka gati ofertën rekord të klubit për transferimin e Armando Brojës

“Me shpejtësinë e tij ai me të vërtetë i lëndon të gjithë dhe mund të krijojë raste nga shumë pozicione”.

“Mendoj se ta kesh atë është një gjë shumë e mirë dhe po na ndihmon vërtet të marrim disa pikë, veçanërisht muajt e fundit”, përfundoi ylli i Southamptonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori