LAJMI I FUNDIT:

Leno drejt transferimit te Newcaslte United, Arsenali gjen zëvendësuesin e gjermanit në MLS

Leno drejt transferimit te Newcaslte United, Arsenali gjen zëvendësuesin e gjermanit në MLS

Bernd Leno mund të jetë i larguari i radhës nga skuadra londineze, Arsenal.

Portieri gjerman ka humbur vendin e titullarit te Arsenali dhe largimi nga klubi duket i pashmangshëm.

Newcastle United ka shprehur interesim për gjermanin dhe synon ta kompletojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.


Transfermarkt ka shkruar se ‘Laraskat’ janë gati t’i ofrojnë vendin e titullarit gjermanit që të jetë i gati për Kupën e Botës me Gjermaninë.

Newcastle është gati të ofrojë 15 milionë euro për transferimin e portierit 29-vjeçar në ST James Park.

Matt Turner

Nga ana tjetër sipas ESPN ka gjetur zëvendësuesin e Bernd Lenos dhe ai do të jetë portieri amerikan Matt Turner.

27-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira në vitet e fundit në MLS me New England Revolution dhe pritet të kompletojë gjatë ditëve të ardhshme transferimin në Emirates Stadium. /Telegrafi/