Nga: Aurel Plasari
Përveç se në tekstet e historisë, Skënderbeu u bë në Europë edhe personazh romanesh, poemash, poezish, operash, dramash, madje edhe komedish. Ja këtu i përfshirë edhe në një kodik të rrallë, që i ka pas shpëtuar censurës së kohës, me titull “Libër karikaturash si të mira edhe të këqija”.
Në vizatimin me diçiturë “Zbavitjet e gëzueshme të Skënderbeut mbret i Arbërisë pasi ka marrë Krujën nën Turqit” (“Les joyeux passetems de Scanderbeg roy d’Albanie après avoir repris Croya sous les Turcs”) ai, me shpatën që e mban me të dyja duart, pasi ka vrarë një armik, është kthyer dhe po çan dysh armikun tjetër.
Autor i vizatimeve të kodikut quhej Charles-Germain de Saint-Aubin (1721-1786), projektues dhe vizatues qëndismash pranë mbretit Luigj XV. Kodiku origjinal u ble nga Ferdinand de Rothschild tek arkitekti Gabriel-Hippolyte Destailleur. Ruhet si pjesë e koleksionit “Rothschild” në Waddesdon Manor, Buckinghamshire, Angli.
Pavarësisht nga zhanri i vizatimeve, përfshirja e Skënderbeut ndër to dëshmon se sa e përhapur ka qenë fama e tij nëpër Europë edhe tre shekuj pas vdekjes së tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Shfaqja që thërret njerëzoren!
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
Çonju!
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë