LAJMI I FUNDIT:

Ndjesia e humorit te një bebe zhvillohet gjatë muajit të parë të jetës

Ndjesia e humorit te një bebe zhvillohet gjatë muajit të parë të jetës
shutterstock

Qëllimi i studimit ishte të hetonte sesi humori kontribuon në zhvillimin e funksionimit njohës te fëmijët shumë të vegjël, shpjeguan shkencëtarët

Një studim global, i kryer në rreth 700 fëmijë, tregoi se foshnjat e njohin humorin më herët që në javën e katërt të jetës, ndërsa afërsisht gjysma e të porsalindurve fillojnë t’i përjetojnë ngjarjet rreth tyre si qesharake në muajin e dytë të jetës, transmeton Telegrafi.

Studimi u krye nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bristolit dhe tregoi se foshnjat shumë të vogla arrijnë të dallojnë forma të ndryshme humori nëpërmjet lojës, bazuar në aktivitete të tilla si gudulisja, loja fshehtas, grimasa ose kur dikush u drejtohet atyre në zë “të pazakontë”.


Studimi zbuloi gjithashtu se foshnjat nën një vjeç kënaqen duke parë reagimet e njerëzve të tjerë rreth tyre. Lumturohen, kur shohin se dikush është i frikësuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se dyvjeçarëve u intereson i ashtuquajturi “humor pa kuptim”, siç është fjalia “qeni tha muuuu” dhe të ngjashme, ndërsa trevjeçarëve u pëlqejnë lojërat me fjalë, truket, por edhe fjalët këqija e sharjet.

Gjithashtu u konstatua se ndjesia është çelësi për zhvillimin e sensit të humorit të fëmijëve, i cili mund të kontribuojë edhe në përmirësimin e aftësive të tjera njohëse të tyre, siç është zhvillimi i imagjinatës.

Duke pasur parasysh universalitetin dhe rëndësinë e humorit në shumë aspekte të jetës së fëmijëve dhe të të rriturve, është e rëndësishme të zhvillohen mënyra për të na ndihmuar të përcaktojmë se si zhvillohet humori fillimisht, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të kuptojmë më shumë sesa thjesht shfaqjen e humorit si të tillë, por edhe në çfarë mënyre humori i ndihmon të rinjtë kur bëhet fjalë për shëndetin mendor. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel

Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel

Manikyr dhe pedikyr
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!

Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!

Dua bebe
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Flokë dhe stil
Kalo në kategori