At Viktor Volaj (1941): “Hartimi i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkodër. Me gjithse këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e Shqypnisë. Ishte nata e kremtes së Shna’ Ndout, 12 qershor 1913. Po mbushej gati moji që se Fuqitë nderkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 maj). At Fishta, këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej flamuri ma i madh se katër metrash, fëmija me njiherë, si u patne porositë perpara, u shpërndanë çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: “Porsi fleta…”. Me njiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t’a ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën kurrsesi urdhnit të tij”.
***
HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR
Nga: At Gjergj Fishta
1. Porsi fleta e Ejllit t’Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
2. Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
3. Per mbas Flamrit t’vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’t’leta.
Bini, Toskë!…
4. Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë!…
5. Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’huej’t na kem m’i a lanun?
Bini, Toskë!…
6. Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’me u shkri me gra, me fmi!
Kem’me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lamë t’huej’n n’Shqypni.
Bini, Toskë!…
7. M’kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ajr po shtiellet
Si pol veshet t’Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.
Bini, Toskë!…
8. Ma mirë dekë me u shue nen hije
T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’huejë t’Balkanit.
Bini, Toskë!…
9. Armët e Besen na i njeh bota;
Trima n’zâ kem’ pasun t’Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kè, thue, frigë do t’kenë Shqyptarët?!
Bini, Toskë!…
10. Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!
Bini, Toskë!…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak