LAJMI I FUNDIT:

KQZ pritet t’i shpallë të shtunën rezultatet përfundimtare të raundit të dytë

KQZ pritet t’i shpallë të shtunën rezultatet përfundimtare të raundit të dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që nesër të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 14 nëntor. Kjo vjen pas përmbylljes të të gjitha proceseve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Megjithatë KQZ është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka ankesa në ndonjë komunë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bënë të ditur se të shtunën pritet të shpallen rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përmbyllur të gjitha proceset në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në mesin e të cilave është numërimi i votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja e rrethana të veçanta. Tashmë ka mbetur që të shtunën të marrim konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kjo do të thotë se KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë gjatë ditës se shtunë”, thotë ai për kp.

I pyetur për Komunën e Dragashit, Elezi thotë se nëse ka ndonjë çështje ende të pavendosur nga PZAP, do të procedojnë me komunat e tjera në të cilat nuk ka ndonjë ankesë.

“Natyrisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë konfirmimin nga ky institucion nëse ka ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur dhe mbi bazën e kësaj përgjigje do të veprojë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse ka ndonjë çështje të pavendosur akoma, atëherë KQZ-ja mund të procedojë me pjesën tjetër të komunave për të cilat nuk ka ndonjë ankesë”, thotë Elezi.

Me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori