LAJMI I FUNDIT:

Analistët e vlerësojnë të gabuar menaxhimin që shteti i bëri kërcënimit ndaj Kurtit

Analistët e vlerësojnë të gabuar menaxhimin që shteti i bëri kërcënimit ndaj Kurtit

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njofton se Njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.


Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar këtë ngjarje që sipas tyre jehona ishte më e madhe sa që duhej.

Vehbi Kajtazi thotë se nuk dihet nga ka ardhur kërcënimi për të bërë një vlerësim.

“Nuk është konfirmuar që kërcënimi ishte nga Facebook. Nëse është marrë ai kërcënim si serioz shteti po bënë hajgare. Unë mendoj se kërcënimi ka qenë më ndryshe”, deklaroi Kajtazi.

Ylli Hoxha thotë se institucionet e sigurisë vlerësimet e sigurisë i bëjnë pa I pyetur politikanët.

“Kur je kryeministër nuk ke të drejtë të sfidosh vendimet e institucioneve të sigurisë. Zyrtarët nuk duhet të kenë të drejtë të sfidojnë protokollet e sigurisë. Kërcënimet edhe mund të jenë të kota, por organet e sigurisë nuk duhet t’i injorojnë ato”, deklaroi Hoxha.

Astrit Gashi thotë se mbrojta nuk duhet të jetë shumë e dukshme dhe me shumë zhurmë.

“Te ne kryeministrat po mbrohen dhe mbrojtja po vërehet shumë. Kur po vërehet shumë, kjo mbrojtje po ngjallë debat. Mbrojtja duhet të jetë më e heshtur. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të dinë se kryeministri i Kosovës është i kërcënuar”, deklaroi Astrit Gashi.

Imer Mushkolaj thotë se edhe në të kaluarën kërcënimet në Facebook janë ndjekur dhe gjykuar.

“Secili kërcënim duhet marrë seriozisht. Nuk pres që të gjitha kërcënimet të behën publike. Por nëse ka qenë vetëm spektakël atëherë institucionet e sigurisë e kanë borxh një sqarim pasi që u krijua pasiguri”, deklaroi Mushkolaj.

Visar Ymeri thotë se ka shumë rëndësi si e organizon shteti mbrojtjen për politikanet.

“Zakonisht mbrojtja për politikanët bëhet në mënyrë të heshtur. Edhe rasti mbrëmshëm me kryeministrin nuk është dashur të jetë diskutim publik. Mënyra se si e ka menagjuar pushteti këtë kërcënim ka qenë e gabuar”, deklaroi Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori