LAJMI I FUNDIT:

Quni: Nuk kemi vija të kuqe për balotazhin e Prizrenit, por nuk kemi përvojë të mirë me Haskukën

Quni: Nuk kemi vija të kuqe për balotazhin e Prizrenit, por nuk kemi përvojë të mirë me Haskukën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për partinë e tij i ka vlerësuar të suksesshme përkundër pritjeve më të mëdha, ndërsa ka thënë se janë të hapur për koalicion me LVV-në ose PDK-në për në balotazh.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, flet një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në këtë komunë.


Ai thotë se subjekti i tij politik në bazë të rezultatit të arritur ka ringritje të theksuara të votave në krahasim me zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, ku LDK në Prizren kishte një rezultat dëshpërues.

“Në zgjedhje nacionale kemi pasur dëmtim në elektorat dhe strukturë. Kemi një ringritje të theksuar të besimit të qytetarëve të LDK-së, pavarësisht se nuk arritëm balotazhin”, deklaroi Quni për TV Prizrenin.

Ndërkaq, ai flet edhe për rezultatin e tij si kandidat për kryetar, duke thënë si pritjet i kishte shumë më të mëdha, ndërsa shtoi se nga këto zgjedhje duhet të nxjerrim mësime për të ardhmen.

“Tema e koalicioneve do të shtrohet në struktura të partisë. Sigurisht se do të bisedojmë edhe me qendrën. Sigurisht se do të presim edhe ofertat nga subjektet politike që kanë nevojë për ne. Sigurisht se do të varet edhe nga harmonizimi i programeve. Nuk kemi vija të kuqe ndaj partive që mëtojnë në garë për të qeverisur me Prizrenin…Kemi përvoja me kryetarin Haskuka dhe ato përvoja nuk janë dhe aq të mira. Por edhe sfiduesin Totaj nuk e njohim që të japim ndonjë vlerësim”.

Ndryshe, sipas rezultateve të bëra publike në faqen e KQZ-së, kandidati për kryetar nga LVV, Mytaher Haskuka, prin me 40.43 % të votave, duke u pasur nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.10 % të votave të fituara, ndërsa më pas radhitet kandidati i LDK-së, Anton Quni me 14.98 %.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori