LAJMI I FUNDIT:

Kush është Aleksandar Dugin – ‘truri i Vladimir Putinit’ që përdor ekstremistët rus në botë?

Kush është Aleksandar Dugin – ‘truri i Vladimir Putinit’ që përdor ekstremistët rus në botë?

Filozofi rus Aleksandar Dugin ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë, kështu shprehet ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj duke shtuar se ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre.

Hoxhaj duke folur për “VIRUSSIA”, ku trajtohet ndikimi i diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, thotë se Dugin që është “truri i Vladimir Putinit”, mendon që rusët e kanë të vërtetën e tyre.

“Mua më ka rënë që të lexoj dy libra të një filozofi, i cili mendohet që ndikon te Putini dhe është si të them koka strategjike e tij, një Aleksandar Dugin. Ai ka pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë. Ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre. Ai mendon që në botë ka një të vërtetë perëndimore dhe rusët e kanë të vërtetën e tyre”, thotë Hoxhaj.


Ai në këtë dokumentar tregon se Dugin mendon që të drejtat e njeriut, liritë individuale, nuk duhet të ekzistojnë fare.

“Ai është i interesuar që ta rikthejë historinë. Ai ka deklaruar disa herë që katastrofa më e madhe e shekullit XX-ta ka qenë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Dhe ai është i interesuar që ta rikthejë popullin dhe Rusinë e tij në një kohë të lavdishme historike. Dugin mendon që të drejtat e njeriut, liritë individuale, nuk duhet të ekzistojnë fare, duhet të ekzistojë vetëm shpirti i popullit rus mbi njeriun, mbi individët”, tregon ai.

Për profesorin universitar Agim Zogaj, filozofi Dugin thotë se ballafaqimi i Rususë dhe Evropës është konfrontim midis globalizmit dhe anti-globalizmit.

“Dugin duke zbërthyer dhe duke shpjeguar zhvillimet e sotme që ndodhin në raport mes Rusisë, Ballkanit dhe Evropës përgjithësisht, ai flet se ndodhin, ndodh pra momenti i ballafaqimit përkatësisht i konforntimit midis globalizmit dhe anti-globalizmit. Është një përpjekje e cila shprehë zhgënjimin e këtyre elitave nacionaliste, tani lirisht ta themi në krye me Putinin, sepse Rusia e sotme, Federate e sotme Ruse, është një diktaturë posmoderene asgjë më tepër”, shprehet Zogaj.

Ai thekson se “truri i Vladimir Putinit” kërkon rikthimin e projektit të Rusisë Perandorake.

“Në veçanti, në periudhat e sotme moderne, sidomos ritheksoj pas ardhjes së Putinit në pushtet, ky i ka shprehur ambiciet që Rusia të kthehet, pra me projektin e politikës së jashtme, si reflektim i politikës së brendshme, i objektivave të saj, të rikthehet në projektin e Rusisë Perandorake”, përfundon ai.

Ndërsa, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq thotë se Federata Ruse nuk i ka fshehur ambiciet e saj kundrejt vendeve të Ballanit.

“Federata Ruse nuk i fsheh ambiciet e saj në Ballkanin Perëndimor. E kjo është pikërisht ambicie e konfliktit të ngrirë”, thotë Komshiq.

Në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA” flitet edhe për atë se si është kushtëzuar Serbia nga Rusia për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, pse udhëheqësit serbë ishin në një vizitë të fshehtë në Moskë dhe skandalet e ambasadorëve të Putinit në Ballkanin Perëndimor. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?

Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?

Evropa
Kalo në kategori