LAJMI I FUNDIT:

Interi shkatërron Bolognan, triumfon me gjashtë gola të shënuar

Interi shkatërron Bolognan, triumfon me gjashtë gola të shënuar

Interi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas barazimit me Sampdorian, pasi kanë mposhtur Boglonan dhe kanë marrë kreun e renditjes.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Denzel Dumfries.

Në minutën e 30-të ishte Milan Skriniar që shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Federico Dimarco, ndërsa Nicolo Barella (34’) shënoi për 3-0 dhe me këte rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua lojë e barabartë me Interin skuadër më të mirë, më kërkuese, me më shumë raste dhe tri gola tjerë të shënuar.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Matias Vecino, i cili shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Dimarcos.

Edin Dzeko u përkujdes të shënoj në minutën e 63-të për 5-0 dhe në të 68-tën golin e dytë personal për epërsinë 6-0.

Deri në fund të ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi u dha mundësi edhe disa lojtarëve që nuk kanë luajtur parë në këtë sezon dhe në fund mysafirët gjeten golin e nderit me anë të Arthur Theate (87′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna renditet e shtata me 7 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Fiorentina, ndërsa Bologna e pret Genoan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori