LAJMI I FUNDIT:

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.

Duke folur në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit (PAHO), ndihmësdrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e vaksinës ishte pezulluar pasi një numër shkeljesh u zbuluan gjatë një inspektimi.

“Procesi për përdorimin e Sputnik V u pezullua, sepse gjatë inspektimit të njërës prej fabrikave ku po prodhohet vaksina, u zbulua se fabrika nuk ishte në përputhje me praktikat më të mira të prodhimit”, tha Barbosa.


OBSH më parë kishte gjetur shkelje të shumta dhe kishte shqetësime në lidhje me “zbatimin e masave adekuate” në fabrikën e Pharmstandard në qytetin rus të Ufas.

“Prodhuesi duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajme se fabrika e tyre është në rregull”, ka shtuar Barbosa.

Rusia paraqiti kërkesat e saj për miratimin e vaksinës si nga OBSH ashtu edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), por kërkesa ka hasur në probleme të shumta dhe është shoqëruar me vonesa.

Si EMA ashtu edhe OBSH kanë njoftuar se janë ende në pritje të dhënave shtesë nga prodhuesi i Sputnik V. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Evropa
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori