LAJMI I FUNDIT:

Viti jubilar i Festivalit të Birrës në Prishtinë vjen me kauzë për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike

Viti jubilar i Festivalit të Birrës në Prishtinë vjen me kauzë për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike

Beerfest Kosova, me rastin e 10 vjetori të organizimit, me 13, 14 dhe 15 gusht, vjen me super organizim, program fantastik, e mbi të gjitha nismën e një kauze të re me qëllim për të kontribuuar sadopak në parandalimin e ndryshimeve klimatike.

Organizatorët e festivalit nga kompania MODUS Events & Entertainment, bëjnë të ditur se ky vit do të jetë krejt ndryshe nga vitet e tjera, duke i ofruar audiencës mundësinë për të degustuar birra nga brendet më të njohura e po ashtu argëtim përmes lojërave dhe programit të pasur artistik.


“Edicionin e 10 të festivalit të birrës, ja dolëm ta organizojmë ndonëse në një situatë pas pandemisë ku jemi ballafaquar me sfida të shumta. Ky vit do të sjell brende të njohura të birrave ndërkombëtare, birra të reja artizanale vendore, përveç tjerash edhe birra jo alkoolike me 0 % alkool dhe birra me shije të ndryshme ekzotike”, bën të ditur organizatori i këtij festivali, Leart Zeqa.

E veçanta e këtij edicioni pritet të jetë, fillimi i një kauze të re, ku BeerFest Kosova pritet të jetë model edhe për festivalet tjera sa i përket kontributit në përmirësimin e gjendjes klimatike, konkretisht në segmentin e riciklimit.

“Meqë është vit jubilar, kemi vendos me sjell diçka të re, do të jetë një kauzë për të kontribuar në përmirësimin e zinxhirit sa i përket parandalimit të ndryshimeve klimatike. Konkretisht do të nisim një kauzë sa i përket riciklimit, ku bashkë me organizatat mjedisore do të demonstrojmë se si mund të ndihmojmë në këtë aspekt”, theksoi Zeqa.

Sipas organizatorëve të festivalit, organizatat mjedisore që do ta mbështesin realizimin e kësaj kampanje do të jenë: Let’s do it Kosova, Kosova Glass Recycling, ECOZ dhe Kompania Pastrimi.

Organizatorët e Festivalit të Birrës, paralajmërojnë që ditët në vazhdim do të shpalosin detaje tjera sa i përket festivalit në përgjithësi, përfshirë programin konkret dhe informacione tjera me rëndësi.

Informacionet e reja rreth festivalit mund t’i ndiqni në: https://www.facebook.com/beerfestkosova

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori