Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, zhvilluan takimin e dytë të hënën në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve, por, pa ndonjë pajtim.
Panelistët në “Debat Plus” kanë komentuar për rezultatet e këtij takimi.
Zgjim Hyseni nga PSD thotë se asgjë e jashtëzakonshme në takimin e Brukselit nuk ka ndodhur mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Mungesë dialogu ka pasur prej dy viteve. Kundërthëniet mes palëve nuk janë aspak të reja. Nëse ka diçka të re në këto kundërthënie le ta thotë dikush. Ka mungesë të vullnetit politikë mes palëve për të dialoguar”, deklaroi ai.
Gazetari Xhevdet Pozhari thotë se Kurti në dy takime që ka pasur me presidentin e Serbisë ka treguar se ka dinjitet.
“Mua më ka lënë përshtypje se deri më tani zoti Kurti në asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që ka premtuar para elektoratit. Tashmë po shihet se presioni ka rënë mbi Serbinë. Pra kemi një përfaqësim më dinjtoz në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj thotë se është normale që Albin Kurti të ketë tensione me përfaqësuesit serb në Bruksel edhe për shkak të qëndrimit të tij në burgje serbe.
“Edhe Daçiqi i ka thënë Thaçit unë kam kërkuar të vrasë e tash po ulemi në tavolinë. Këto tensione janë normale”.
Arifaj thotë se megjithatë për Kurtin është me rëndësi që të ketë një paraqitje të mirë për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve lokale.
Nga ana tjetër ish-këshilltari i Edita Tahirit në dialog, Gazmir Raci thotë zgjedhjet lokale nuk mund të lidhen me dialogun pasi sipas tij në atë proces ka impenjim të madh nga BE dhe SHBA.
Raci thotë se deklarata e Borrellit para takimit ishte shumë optimiste.
“Borrelli tha se dialogu synon arritjen e një marrëveshje finale ligjërisht të pranueshme nga palët dhe kjo është shumë e rëndësishme. Këtë kërkesë e ka pasur edhe kancelarja Merkel dhe këtu shoh vetëm pozitivitet”, tha ndër të tjera Gazmir Raci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025