LAJMI I FUNDIT:

Arbnore Përquku, krenare që është kapitene e Kosovës

Arbnore Përquku, krenare që është kapitene e Kosovës
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistet e Kosovës A po vazhdojnë me përgatitje dy herë në ditë për një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kosova A për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare te femrat. Kapitene e Kosovës do të jetë basketbollistja me përvojë, Arbnore Përquku.


“Sigurisht se jam shumë krenare që jam kapitene e Kosovës. Është një ëndërr e realizuar për mua që në përfaqësimin e parë ndërkombëtar, të jem unë kapitene. Pas shumë viteve në basketbollin e Kosovës do të kem mundësi të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare dhe ky është një nder për mua”, është shprehur Përquku për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollistja e Penzës ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjeve. “Jemi duke u stërvitur dy herë në ditë dhe deri më tani nuk kam pasur lëndim. Po mundohemi të japim më të mirën tonë në mënyrë që të jemi sa më të gatshme për garat ndërkombëtare”, shtoi tutje basketbollistja me përvojë.

Kosova A do të debutojë këtë verë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Ajo foli për rëndësinë e formimit të Përfaqësueses A dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. “Është një ëndërr e realizuar, sidomos për të gjitha basketbollistet që kemi përvojë dhe nuk kemi mundur të luajmë më herët në arenën ndërkombëtare. Do të mundohemi të përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Qipron, ndërsa në këtë Kampionat marrin pjesë shtatë shtete. Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa vendet tjera do të luajnë për pozitat 5-7.

“Ne nuk udhëtojmë me flamur të bardhë. Për ata jemi duke u stërvitur dy herë në ditë. Do të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, përfundoi Arbnore Përquku, që do të jetë në histori si kapitenia e parë e Kosovës A në garat zyrtare ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori