LAJMI I FUNDIT:

Në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Bill Gates, Melinda shfaqet pa unazën e martesës

Në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Bill Gates, Melinda shfaqet pa unazën e martesës
Melinda Gates (Foto: Getty Images)

Melinda Gates bëri paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi divorcin me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill – duke treguar qartë se nuk mban më unazën e martesës.

Filantropistja 56-vjeçare veshi një kostum mbresëlënës të bardhë ndërsa u ngjit në skenë të mërkurën në forumin ‘Generation Equality’ të mbajtur në Paris.

Derisa po fliste për fuqizimin e grave, ajo mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj – duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës.


Melinda Gates (Foto: Getty Images)

E njëjta nuk bëri asnjë referencë për divorcin, por mbajti dorën e saj pranë fytyrës për të paktën katër sekonda, duke u dhënë kohë fotografëve që të kapin një gjë të tillë.

Është një ndryshim nga bashkëshorti i saj, i cili në paraqitjet pas divorcit mbante akoma unazën që simbolizonte martesën e tyre.

Të gjitha lajmet nga Melinda Gates
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Gates

Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se fondacioni që ajo drejton ende me ish-miliarderin, The Bill & Melinda Gates Foundation, ishte duke premtuar më shumë se dy miliardë dollarë për projekte që luftojnë barazinë gjinore.

Melinda Gates (Foto: Getty Images)

Ajo u zotua se do të luftojë për të ndihmuar ‘të gjitha gratë’ që ‘të marrin fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe ta përdorin atë në çdo mënyrë të mundshme’.

“Për shkak se gratë jo vetëm që duhet të kenë një vend në tryezë, ato duhet të jenë në çdo dhomë të vetme ku merren vendime”, tha ajo.

Dyshja – të cilët kanë tre fëmijë së bashku – u ndanë në mars pas 27 vitesh martesë bashkë. /Telegrafi/

Melinda dhe Bill Gates (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori