LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i pasur i Meksikës do të ndërtojë metronë e shembur në Mexico City

Njeriu më i pasur i Meksikës do të ndërtojë metronë e shembur në Mexico City

Njeriu më i pasur i Meksikës është zotuar të rindërtojë dhe të paguajë për një segment të linjës së metrosë në Mexico City që u shemb në maj, duke vrarë 26 njerëz.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë të mërkurën presidenti Andrés Manuel López Obrador.

López Obrador tha se magnati i telekomit dhe ndërtimit, Carlos Slim, ka premtuar të paguajë për rindërtimin nga xhepi i tij dhe ta ketë përsëri në shërbim për një vit.


Një nga kompanitë e tij kishte ndërtuar fillimisht pjesën më të madhe të sektorit ku ndodhi shembja.

“Ai do të marrë përsipër rindërtimin e tërë pjesës, duke qenë i kujdesshëm për të siguruar që ajo të jetë mjaft e sigurt, pa ndonjë kosto për publikun”, ka bërë të ditur presidenti.

Metroja e Mexico City, e cila u shërben 4.6 milionë pasagjerëve në ditë, nuk ka pasur kurrë një gjë që i duhet më shumti: para.

Me çmimet e biletave të mbërthyer në 25 cent për udhëtim, një nga normat më të ulëta në botë, sistemi nuk i është afruar kurrë pagimit të kostove të veta dhe varet nga subvencionet masive të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori