LAJMI I FUNDIT:

A lidhet me të vërtetë veshja e këpucëve në shtëpinë me papastërtitë dhe mikrobet?

A lidhet me të vërtetë veshja e këpucëve në shtëpinë me papastërtitë dhe mikrobet?

A lidhet veshja e këpucëve brenda në të vërtetë me papastërtitë dhe mikrobet siç pretendojnë kaq shumë njerëz? A mund të transmetohen sëmundje si COVID-19? Dhe a ndikon në shëndetin tuaj?

Për fat të mirë, ka shumë persona që ishin kurioz. Rezulton se shkencëtarët kanë kryer disa studime gjatë viteve duke parë se sa mikrobe ka në këpucët tona dhe nëse ato paraqesin apo jo një rrezik të rëndësishëm për shëndetin nëse i veshim ato nëpër shtëpi çdo ditë.

Ka lajme të mira dhe lajme të këqija. Lajmi i keq është se ata kanë gjetur baktere fekale, E. coli dhe Staphylococcus aureus pothuajse në të gjitha këpucët. Një studim i vogël për transmetimin e COVID-19 gjithashtu gjeti elementë të coronavirusit në këpucë. Me fjalë të tjera, në këpucët tuaja ka vërtet gjëra të rrezikshme!


Lajmi më i mirë, sidoqoftë, është se të gjitha këto grimca gjenden në sasi kaq të vogla, saqë nuk ka shumë të ngjarë të ju bëjnë të sëmureni, veçanërisht nëse jeni përgjithësisht me shëndet të mirë. “Për një individ të shëndetshëm, bakteret në këpucë ka të ngjarë të paraqesin rrezik minimal”, tha Kevin Garey, një profesor në Universitetin e Kolegjit të Farmacisë në Hjuston, për LiveScience për hulumtimin e tij në këtë çështje.

Dy grupet e njerëzve që mund të kenë nevojë të marrin më shumë masa paraprake janë fëmijë të vegjël dhe njerëz që kanë imunitet të dobët. Edhe atëherë, thjesht pastrimi i shtëpisë tuaj rregullisht – fshirja e sipërfaqeve disa herë në javë dhe larja e tepihave, jastëkëve çdo disa javë – bën punë për t’i mbajtur këto grimca larg. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Truku me ruleta që ju ndihmon të ruani nxehtësinë e të ulni faturat

Truku me ruleta që ju ndihmon të ruani nxehtësinë e të ulni faturat

A e dini se...
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Astrologji
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

A e dini se...
Kalo në kategori