LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Bayern Munich pas Robin Gosens

Barcelona dhe Bayern Munich pas Robin Gosens

Robin Gosens ka pasur një vit të jashtëzakonshëm edicionin e kaluar te Atalanta.

Mbrojtësi i majtë gjerman po e vazhdon formën e mirë edhe në Kampionatin Evropian, Euro 2020.


Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Atalantën dhe Gjermaninë, Gosens është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Barcelona dhe Bayern Munich po shihen si dy skuadrat favorite për të nënshkruar me anësorin këmbëshpejtë.

26-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 44 ndeshje zyrtare me Atalantën ku shënoi 12 gola dhe asistoi në tetë të tjerë.

Bergamaskët janë gati ta shesin yllin e tyre, nëse vije ndonjë ofertë mbi 35 milionë euro.

Por dy gjigantët evropianë, Barça e Bayern duhet të përshpejtojnë nëse duan të nënshkruajnë me lojtarin, pasi edhe skuadra tjera të mëdha janë vënë pas tij.

Manchester United, Milan, Juventus, Atletico Madrid, Paris Saint Germain, Bayer Leverkusen e Borussia Dortmund gjithashtu janë në garë për të.

Megjithatë sipas mediave italiane, Gosens preferon transferimin te Bayerni ose Barcelona ku janë dy klube që i përshtaten lojës së tij.

Gosens u bashkua me Atalantën në verën e vitit 2017 nga Heracles, ku klubi italian pagoi për të vetëm një milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori