LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja pas barazimit me Uellsin: Më pëlqeu skuadra, luajtëm mirë dhe mund të merrnim fitoren

Edy Reja pas barazimit me Uellsin: Më pëlqeu skuadra, luajtëm mirë dhe mund të merrnim fitoren
Edy Reja (Foto: FSHF/Twitter)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka mbetur i kënaqur me lojën e ekipit të tij në udhëtim te Uellsi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif.

Shqipëria barazoi pa gola 0-0 ndaj Uellsit, por trajneri italian u kuqezinjve ka mbetur i kënaqur me shumë aspekte të lojës.

“Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin e karakterit. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmues të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm pak në sulm. Uellsi është skuadër shumë e fortë”, ka thënë fillimisht Reja pas ndeshjes.


Shqipëria barazon me Uellsin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif
Lexo po ashtu Shqipëria barazon me Uellsin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif

“Luajmë shumë mirë në mbrojtje, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në të dytën vuajtëm pak. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen duhet t’i godasim. Në pjesën e dytë duhet të jemi shumë të aftë në kundërsulm. Paraqitja mbetet pozitive”.

“Sulmuesit më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manaj me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesit më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit”.

“Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani, ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë. Gjetëm një lojtarë të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen. Në topat në ajër ishte shumë mirë”.

“Në aspektin taktik të gjithë mbrojtësit bënë mirë. Sigurisht mund të kemi bërë ndonjë gabim të vogël në dalje, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Duhet të kemi parasysh se luanim ndaj lojtarëve shumë cilësorë. Ata bënin shumë presing, janë shumë të fortë fizikisht. Gabimi i vetëm ishte vuajtja në pjesën e kundërsulmit. Në aspektin e karakterit treguam gjëra të mëdha. Nëse kishim më shumë siguri kur e nisnim aksionin, do të bënim akoma më mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Serie A
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

Ligue 1
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori