LAJMI I FUNDIT:

953 tatimpagues aplikojnë për faljen e ndëshkimeve

953 tatimpagues aplikojnë për faljen e ndëshkimeve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se deri më tash 953 tatimpagues kanë aplikuar për të përfituar nga falja e ndëshkimeve në bazë të vendimit të Qeverisë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Vendimi për heqjen (faljen) e ndëshkimeve ka të bëjë për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit, ndërsa ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milionë euro. Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milionë euro.

Të drejtë përfitimi nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.


ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veprojë sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në legjislacionin tatimor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori