LAJMI I FUNDIT:

Vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Ndihmëse për punët e shtëpisë si dhe kujdestare për fëmijë, janë dy profesione që gjatë kohës së pandemisë, me shumë vështirësi, punëkërkueset kanë mundur të gjejnë punë.

Lumja është 25 vjeçe. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Edukimit, por është duke kërkuar punë si kujdestare e fëmijëve.

Kërkesa e saj për punë, tani pesë muaj qëndron në një ueb-faqe, por ajo nuk ka arritur të gjejë punë.


“Po frikësohen se mos kemi kontakt me dikë që ka qenë i infektuar me koronavirus, për atë nuk po na punësojnë. Kam shumë shoqe që kanë kërkuar punë në këtë mënyrë (përmes shpalljeve) në të kaluarën dhe kanë gjetur punë, por tash edhe ato thonë se e kanë të vështirë për shkak të pandemisë”, thotë ajo.

Pavarësisht kujdesit të shtuar, kontakti i afërt me fëmijët i frikëson prindërit, thotë Lumja.

Po ashtu, ajo thotë se prindërit filluan të kujdesen vet për fëmijët, pasi që disa prej tyre kishin humbur punën e disa punonin nga shtëpia.

Pas shumë përpjekjeve, Erizona Haziraj ka arritur të punësohet si ndihmëse në punët e shtëpisë në një familje.

Ajo thotë se gjatë pandemisë ka qenë i vështirë punësimi si ndihmëse shtëpiake, pasi sipas saj, të gjithë frikësoheshin nga virusi.

“Në fillim nuk pranonin të më punësonin për shkak të pandemisë. Por, tani është më lehtë, kam gjetur punë”, thotë Erizona për Radion Evropa e Lirë.

Frika e infektimit me COVID-19, ka prekur secilin qytetar. Për të shmangur sa më shumë infektimin, familjet të cilat çdo herë kanë pasur të angazhuar ndihmëse në shtëpi, janë kujdesur vetë për mirëmbajtjen e shtëpisë apo edhe kujdesin për fëmijët.

Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar të papunët përmes pakos emergjente në muajin mars të vitit 2020, duke iu ndarë atyre nga 130 euro për tre muaj.

Të punësuar pa kontrata pune

Në Kosovë, këto dy profesione kryesisht kryhen nga gratë, të cilat edhe kur të punësohen në shumicën e rasteve nuk kanë kontratë pune dhe hyjnë në kategorinë e të punësuarve joformalë.

Kontrata nënkupton që punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Numri i saktë i këtyre punëtorëve nuk dihet, pasi që rastet e tilla punëtorët nuk i raportojnë tek autoritetet kompetente.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas të dhënave të tyre në tregun e punës, pa kontrata llogaritet të jenë mbi 100 mijë punëtorë.

Ai thotë se ky numër ka qenë më i lartë para pandemisë, por disa tanimë kanë humbur vendin e punës.

“Aq sa kemi punëtorë më kontrata pune aq kemi pa kontrata. Për këtë fajtor është Inspektorati i Punës, i cili, fatkeqësisht, punëtorët e sektorit privat nuk i mbrojnë si duhet. Ata (punëtorët) kur vijnë dhe ankohen te ne, thonë që të mos t’i dërgojnë në Inspektorat, pasi që ata nuk i ndihmojnë asgjë, vetëm se mund të mbesin edhe pa punë”, thotë Azemi.

Punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale dhe në këtë mënyrë nuk kanë arritur të përfitojnë nga pakot emergjente të Qeverisë së Kosovës, që kanë pasur për qëllim zbutjen e pasojave që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh në të cilin vlerësohet se punojnë mbi 220 mijë punëtorë.

Papunësia në Kosovë vazhdon të ketë nivel të lartë dhe atë deri në 30 për qind sipas të dhënave zyrtare.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori