Në kohën kur Qeveria e vendit ka marr vendim për shkak të gjendjes pandemike që të ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në rrugët afër tregut të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të shiten dhe të prehen pulat, ndërsa inspektorët dhe policia shëtisin me automjetet e tyre përskaj këtyre rrugëve dhe bëhen sikur nuk shohin asgjë.
Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të rrezikuar tejmase për shkak se pulat prehen nëpër këto rrugë pa asnjë kriter.
Alush Shala, qytetar, thotë se kjo që po ndodhë është tmerr që s’kishte dashur ta shoh as në rrugët e shteteve më të pazhvilluara në botë.
Sipas tij, në këtë kohë pandemie, dhe në këtë mënyrë, ky virus vdekjeprurës mund të shpërndahet shumë lehtë, ndërsa fajëson organet komunale për një gjë të tillë.
“Pamje të tilla nuk kisha dashur të shoh as në shtetet më të pazhvilluara në botë. Shikoni qysh shiten dhe prehen pulat në rrugë. Kjo nuk ishte dashur të ndodhë as në kushte dhe rrethana normale, e lëre më në kohë pandemie, sepse kjo mënyrë rrezikon seriozisht përhapjen e këtij virusi që ka goditur botën. Fajet i kanë organet komunale, inspektorati, por edhe policia që nuk i ndalon”, ka thënë Syla.
Antigona, një qytetare tjetër, thotë se nuk ka shtet dhe këtu nuk funksionon ligji.
“Kam dalë në treg me djalin që i ka 12 vjet dhe jam pishman që e mora me vete. Pamjet që ka pa ky sot duke i prerë pulat në rrugë, janë tronditëse. Për fat të keq nuk kemi shtet, dhe në Kosovë nuk funksionon ligji”, tha ajo.
Në anën tjetër, Fidan Ademi, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se Inspektorati komunal ka ndaluar shitjen, e sidomos prerjen e pulave dhe kafshëve tjera nëpër rrugët e tregut.
“Kemi ndaluar rreptësisht shitjen e kafshëve në përgjithësi, e sidomos prerjen e tyre nëpër rrugë. Megjithatë tash po ju them ekipeve të shkojnë tek ato rrugë dhe të shohin si është situata”, ka thënë shkurt përmes telefonit Ademi.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e policisë në Mitrovicë, për të marrë një deklaratë rreth kësaj çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë