LAJMI I FUNDIT:

Kllokoqi pas masave antiCOVID: Pas 11 ditësh do të hapim lokalet, me apo pa leje të Qeverisë, politika po shkakton dëm, ne po e paguajmë faturën

Kllokoqi pas masave antiCOVID: Pas 11 ditësh do të hapim lokalet, me apo pa leje të Qeverisë, politika po shkakton dëm, ne po e paguajmë faturën

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë nëse nuk arrijnë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Kllokoqi përmes një postimi në Facebook, u shpreh se dëmet gjatë pandemisë po i shkakton politika ndërkaq faturën po e paguan gastronomia.

Ai u shpreh se gjatë 11 ditëve sa do të qëndrojnë të mbyllur do të kërkojnë subvenciom të pagave, qirave dhe grante për biznese, e nëse kjo nuk ndodh, nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes në rrugë.


Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja antiCOVID-19 që zbatohen nga 7 prilli (Dokument)
Lexo po ashtu Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja antiCOVID-19 që zbatohen nga 7 prilli (Dokument)

“Edhe një herë: Politika shkakton dëm, Gastronomia paguan faturën. Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situatës! Edhe njëherë po ndëshkohemi, 11 ditë. Pas 11 ditë ne do te hapemi. Me ose pa leje të qeverisë ne do të hapemi. Për këto 11 ditë do të kërkojmë subvencionime të pagave, të qirave dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë. Më mire është të funksionoj Gastronomia e të qarkulloj paraja, e me këto para të investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se të sanksionohen bizneset”, thuhet në reagimin e Kllokoqit.

“Ne, për këto 11 ditë mbyllje do të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë e Kosovës me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirëpo nëse nuk arrijmë një marrëveshje pas 11 dite nuk përjashtojmë daljen ne rruge. Nuk na mbetet tjetër! Masat që do të vendosen duhet të jenë lehtësuese për gastronomët dhe jo ndëshkuese”, thekson Kllokoqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Ekonomi
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori